Të shtëna armësh në Gjilan

Të shtëna armësh janë dëgjuar në një lokal në Gjilan të hënën në mbrëmje.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka thënë për Koha.net se në vendin e ngjarjes nuk është gjetur askush dhe se janë duke kryer ekzaminimet.

“Po ka pasur të shtëna dhe ekipet janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes. Nuk e kemi gjetur askënd në vendngjarje”, thuhet në përgjigjen e policisë.