Bruksel

Të shtëna armësh në Bruksel, vriten dy persona

Dy persona janë qëlluar për vdekje në pjesën qendrore të Brukselit.

Raportohet se dy viktimat kishin të veshura ndërresa të kombëtares së Suedisë, në kohën kur po zhvillohen ndeshjet për kualifikim në Evropian, në veçanti ajo e Belgjikës që po zhvillohet këtë mbrëmje në kryeqytet kundër Suedisë.

Siç raporton Het Laatste, e përditshmja në gjuhën holandeze me seli në Antwerp, të shtënat kanë ndodhur në afërsi të Saincteletteplein në pjesën veriore të qendrës së qytetit.

Deri më tani personi i dyshuar nuk është arrestuar, kurse forca të shumta të policisë kanë rrethuar zonën ku kanë ndodhur të shtënat.

Mediat e atjeshme raportojnë për një sulmues që mbante pushkë automatike, dhe kishte veshur një jelek ngjyrë portokalli me ngjyrë fluoreshente.