Të shpëtosh për një fije peri: Djaloshi shpëton mrekullisht falë reflekseve

Një moment i rrallë kur një djalosh i shpëton rënies së pemës, e cila mund të kishte rezultuar me fatalitet, është kapur në kamerat e sigurisë së shtëpisë.

Pamjet, të publikuara më pas nga tabloidi britanik ‘Daily Mail’, tregojnë se si djaloshi në fjalë po kalonte shkallët e shtëpisë për të dalë në oborr, kur e parandjeu se një pemë që po rrëzohej po vinte në drejtim të tij, shkruan lajmi.net.

Erërat e forta shkulën një pemë me gjatësinë e një shtëpie dhe e rrëzuan në oborrin e djaloshit, i cili nuk është identifikuar ende. Siç tregohet edhe në video, pema i shkaktoi dëme materiale familjes së prekur.

Sido që të jetë, falë reflekseve të tij të shpejta, ai arrin të kthehet në pjesën e ballkonit të shtëpisë dhe t’i shpëtojë një dëmtimi që mund të rezultonte me fatalitet për të.

Për ta kuptuar rrjedhën e ngjarjes më mirë ndiqeni videon e mëposhtme.