“Të shoh çdo ditë, nuk je kaq e hollë”, Elita Rudi i kundërpërgjigjet ndjekëses

Elita Rudi është njëra ndër moderatoret më të suksesshme shqiptare.

Të hënën ajo mori pjesë në sfilatën e Valdrin Sahitit.

Ajo u shfaq tejet unike dhe me shumë stil në tapetin e kuq.

Moderatorja kishte veshur një fustan në nuancë lejla të lehtë me xixa. Më pas, ajo zgjodhi një veshje të zezë të cilën e kombinoi me një palë syze të zeza.

Të shumta ishin komplimentet që ka marrë nga miqtë dhe ndjekësit. Megjithatë, sa i përket këtyre të fundit, ka pasur nga ata që nuk kanë kursyer dhe akuzat për fotoshop.

“Full fotoshop. Trupin nuk e ke kaq të hollë sepse të shoh çdo ditë”, i ka shkruar një ndjekëse.

E këtyre komenteve ajo iu është përgjigjur me një video, ku tregon linjat e saj perfekte trupore.