Të sëmurë të shtrirë në dysheme, Berisha publikon foto nga spitali: Gjendje katastrofë në urgjencën e QSUT-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha ka publikuar sot një foto nga urgjenca e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Në foto shihen persona të shtrirë në korridoret e urgjencës në një situatë që Berisha e konsideron “katastrofë”.

“Gjendje katastrofë në urgjencën e QSUT-së! Nuk ka shtretër dhe të sëmurët shtrihen në dysheme. Shtrati shitet me 10 mijë lek [80 euro].

Shërbimi shëndetësor në ditën e tij më të zezë!”, ka shkruar Berisha.

Ai ka shpërndarë edhe një mesazh nga një qytetar që denoncon situatën e vështirë në spital.

Postimi i plotë i Berishës, pa ndërhyrje:

Gjendje katastrofë në urgjencën e QSUT-së!
Nuk ka shtretër, të sëmurët shtrihen në dysheme ose e blejnë shtratin me 10 mijë lekë.
Shërbimi shëndetësor në ditën e tij më të zezë! Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital! sb
Doktor mirmgjesi.Me erdhi sot mgjes.Denoncoje po munde.. Ky eshte nje skandal qe ka ndodhur dje pas dreke tek urgjenca QUST.Ku nje punonjeseje te nje fasonerie ne Tirane i ka ra te fiket ne orarin e punes brenda ne nje fsoneri ku lageshtira dhe temperaturat arrijne 36-38 grande.Ne urgjenen e QSUT njerzit jane te shtrire ne dysheme,mungojn shtreter,mungon personeli,mungojn ilaçe e çdo gja.Kjo vajza ka paguar 10 mij Leke te vjetra per ta shtrire ne ate krevat qe duket ne fotot qe me dergoj