Te rruga B, veturat parkohen në mes të rrugës

Në mungesë të parkingjeve veturat po ndalën ku po mundën në lagjen Mati 1 në Prishtinë.

Qytetarët janë ankuar se po kanë telashe me veturat e parkuara vend e pa vend në lagjen Mati 1, konkretisht në disa pjesë të rrugës B.

Një qytetar ka dërguar disa fotografi në redaksinë lajmi.net, ku ka treguar se veturat janë parkuar në mes të rrugës.

loading…