mITROVICE

Të rinjtë në Mitrovicë “harrojnë” virusin dhe mblidhen për t’u argëtuar

Të rinjtë e Mitrovicës duket që nuk e kanë hallin e pandemisë Covid-19. Derisa në gjithë Kosovën, numri i të infektuarve dhe të vdekurve po rritet çdo ditë, ata kanë zgjedhur një lokal për tu bashkuar.

Në një video të dërguar nga lexuesit në KosovaPress, të rinjtë e këtij qyteti shihen së bashku në një lokal duke u argëtuar me Dj.

Sipas këtij lexuesi, ata dje janë mbledhur të liqeni. Ndërsa, policia është parë aty.

Vlen të theksohet se mbrëmë është ndërmarrë një aksion nga Policia e Kosovës dhe Inspektorati në të gjithë Kosovën, për të monitoruar se sa po respektohen masat anti-COVID nga personat fizik dhe juridik të vendosura nga qeveria e Kosovës.

Ndërsa, disa lokale janë mbyllur si pasoj e mos respektimit të masave.