Të rinjtë e Suharekës vullnetarisht pastrojnë varrezat (FOTO)

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se të rinjtë e këtij qyteti në mënyrë vullnetare kanë pastruar varreza.

Muharremaj tha se pas punës ata kanë nevojë që të relaksohen.

“Aksioni i të rinjve nga Leshani për pastrimin e varrezave, tregon shembullin e mirë që duhet ndjekur si shoqëri e organizuar”.

“Në Komunën e Suharekës respektohet gjithmonë tradita e punës”, ka shkruar Muharremaj në rrjetin social Facebook.