Të rinjtë e RDK-së: Çdo ditë, përkulemi me nderim para jetës e veprës madhore të Ukshin Hotit

Sot, me rastin e ditëlindjes së 78-të të Prof. Ukshin Hotit, kolosit të mendimit politik e filozofit të lirisë së Kosovës, anëtarët e Rinisë Demokratike të Kosovës, të prirë nga kryetari i saj, Donjet Bislimi, kanë vizituar Shtëpinë Muze në Krushë të Madhe dhe kanë vënë kurora me lule pranë shtatores së tij në Prizren.

No description available.

Për këtë ditë, z. Donjet Bislimi ka theksuar se “Çdo ditë, deri sa mësojmë e punojmë për atdheun me atdhedashuri, kemi me vete mësimet me vlerë të profesorit tonë, dijetarit të jashtëzakonshëm, i cili i dha argument zhvillimit të mëtejmë të vendit, nga robëria në liri me amanetin e tij të madh për brezat: Bëje ose vdis!”.

Fati i tij dhe mijëra të pagjeturve tjerë, është plaga jonë e hapur, edhe pse vendi ynë është çliruar dhe është shtet i pavarur. Veprat e krimit dhe gjenocidit serb në Kosovë, ende nuk janë gjykuar nga drejtësia, ka shkruar Bislimi.

No description available.
Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është 201194525_517305709697596_4502843248005929287_n.jpg

Postimi i plotë i Donjet Bislimit:

Ne të rinjtë e Partisë Demokratike të Kosovës, kemi ardhur këtu për të shënuar në mënyrë simbolike ditëlindjen e kolosit të mendimit politik e filozofit të lirisë së Kosovës, profesorit të nderuar, Ukshin Hotit.

E kujtojmë çdo ditë, deri sa studiojmë dhe mbledhim dije, mësojmë shkencën, mësojmë për punën dhe për jetën që aq shumë i deshti profesori ynë. Sa shumë e deshti lirinë dhe kombin e tij.

Çdo ditë, deri sa mësojmë e punojmë për atdheun me atdhedashuri, kemi me vete mësimet me vlerë të profesorit tonë, dijetarit të jashtëzakonshëm, i cili i dha argument zhvillimit të mëtejmë të vendit, nga robëria në liri me amanetin e tij të madh për brezat: Bëje ose vdis!

Pranë popullit të tij, u edukua dhe me vepra ndriçoi rrugën për brezat, duke e parë lirinë të pandashme nga ekzistenca jonë. Prandaj, ai mbetet filozofi i lirisë tonë, filozofi i kombit tonë. Asnjë masë represioni nga okupatorit nuk mundi ta ndal, ai ishte i pathyeshëm.

Sot jemi këtu për të shprehur nderimin tonë të thellë për jetën dhe veprën madhore të Profesor Ukshin Hotit, me qëllim të përmbushjes së detyrimit moral për ditëlindjen e kolosit të filozofisë kombëtare, Ukshin Hotit duke e përkujtuar se gjithmonë është në mesin tonë me mësimet e vyera si duhet atdheu e si duhet kombi.

Nga këtu, duam të japim mesazhin tonë dhe brengën se ende nuk e kemi të vërtetën e plotë për fatin e tij. Ne ende nuk e dimë se çka ka ngjarë ditën e lirimit nga burgu i Dubravës.

Fati i tij dhe mijëra të pagjeturve tjerë, është plaga jonë e hapur, edhe pse vendi ynë është çliruar dhe është shtet i pavarur. Veprat e krimit dhe gjenocidit serb në Kosovë, ende nuk janë gjykuar nga drejtësia.

Sot, ne rinia nga krejt Kosova, e kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm profesorin tonë i cili na ligjëron me veprat e tij për shtetin dhe të ardhmen, të lidhura ngushtë në mes të jetës, veprës dhe fatit të Profesor Ukshin Hotit.

Sot, ne shënojmë ditëlindjen e profesorit tonë, por është edhe rikujtesë për të gjithë ata që zotoheshin se fati i të pagjeturve do të jetë prioritet i përgjegjësive të tyre.

Sot e çdo ditë, përkulemi me nderim para jetës e veprës madhore të profesorit tonë, Ukshin Hoti, duke rikujtuar ndër breza se sa e çmuar është liria.

Lavdi e përjetshme për profesorin Ukshin Hoti!

Lavdi e nderim të gjithë heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!