Në këtë ditë të veçantë për Amerikën, e shumë të rëndësishme për Kosovën, Aleanca e të Rinjëve të Kosovës, falënderuan Shtetet e Bashkuara të Amerikës për gatitshmërinë e tyre për t’i qëndruar afër Kosovës, në ditë të mira e të vështira.

Ata sot gjatë ditës në sheshin “Nëna Tereza”, kanë shprëndarë broshura të cilat ju shpjegohej kjo ditë rëndësishme, përveç broshurave ata shprëndanë edhe pije në shesh.

Kjo është bërë e ditur nga nje njoftim të cilët ata e kanë bërë në facebook.

Që nga fillimi i shekullit 20, shteti amerikan, si përfaqësues i denjë i demokracisë botërore, kontriboi për lirinë, pavarësinë dhe mirëqenien e shqiptarëve, përkrahje që kulmoi gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës, e që vazhdon edhe tani, pas shpalljes së pavarësisë dhe krijimit të Ushtrisë së Kosovës.

Ja postimi i plotë: