Zvicra ka njoftuar më shumë paralajmërime për përmbytje pasi erërat e forta dhe shiu i madh goditën vendin. Stuhitë bënë që pjesët e autostradës A2 të mbyllen përkohësisht të martën.
Shi, breshër dhe erëra me shpejtësi deri në 135 kilometra në orë u regjistruan të hënën në mbrëmje, transmetoi SRF.
Nga malet Jura në Zvicrën perëndimore, shtrëngatat u përfshinë drejt lindjes në të gjithë vendin, duke goditur veçanërisht Cyrihun. Në kohën e shkrimit, stuhitë po lëviznin mbi kantonin Ticino në jug.

Që nga e hëna në mbrëmje, mbi 1000 thirrje telefonike u bënë në shërbimet e urgjencës së Cyrihut ndërsa stuhitë dhe breshëri i rëndë shkaktuan dëme të konsiderueshme në qytet, tha policia kantonale.

Stuhitë gjithashtu shkaktuan vonesa dhe mbyllje të sistemit të transportit publik të Cyrihut, me pemë të rëna dhe rrugë të përmbytura duke ndaluar linjat e tramvajit dhe autobusëve në qytet, njoftoi Reuters.
Eindrückliche Zahlen aus dem #Tessin: In #Bellinzona fielen heute um den Mittag in nur einer Stunde 65.9 mm #Regen. ⛈️ Erst an wenigen Stationen in der Schweiz wurde bisher mehr Regen in so kurzer Zeit registriert. Der Allzeit-Rekord liegt bei 91.2 mm (Locarno, 1997). ^ls pic.twitter.com/PGHBGftMzu
— SRF Meteo (@srfmeteo) July 8, 2021
Shiu gjatë javëve të fundit ka mbushur lumenj dhe liqene dhe ekspertët janë të shqetësuar se më shumë shi do të shkaktojë përmbytje.
Con 55.5 mm di precipitazioni in 2 ore, misurate a #Faido , i fiumi nel comparto non si sono fatti attendere. #temporali #Ticino #allertameteo pic.twitter.com/lTTZT84T7k
— MeteoSvizzera (@MeteoSvizzera) July 8, 2021
Po ashtu, edhe në Basel kishte reshje të mëdha të shiut.







