Një mjeke dhe një infermiere po bisedonin dhe qeshnin midis tyre pasi u larguan nga puna në një klinikë mjekësore, pa e ditur se toka poshtë këmbëve të tyre do të shembej.

Trotuari ku ato po qëndronin, ra duke krijuar një gropë të madhe. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin tronditës.

Dr Suzan Kuday Balık dhe infermierja Ozlem Duymaz ishin të pavetëdijshme për atë që i priste pasi mbaruan ditën e punës rreth orës 4 pasdite me orën lokale.

Ngjarja u regjistrua të enjten në qytetin turk të Dijarbakir.

https://www.youtube.com/watch?v=9eoARJeg15E