Të punoni 10 orë në ditë brenda një jave rrit rrezikun e infarktit në zemër

Njerëzit që punojnë 10 orë në ditë, gjatë një jave, kanë gjasa më të mëdha në përjetimin e një goditje në zemër, në krahasim me ata persona të cilët nuk punojnë rregullisht me orar të zgjatur, kështu të paktën thuhet nga një studim i bërë në Francë.

Hulumtuesit kanë shikuar kulturën e punës dhe ndikimin e saj në shëndetin kardiovaskula, duke gjetur se personat të cilët punojnë 10 orë osë më shumë, të paktën për 50 ditë në vitë, ishin 29% më të rrezikuar që të përjetojnë, goditje në zemër.

Sa ju përket atyre të cilët kanë punar pothuajse cdo ditë më orar të zgjatur për një periudhe 10 vjecare ose më shumë, janë të rrezikuar me 45% shans më të lartë për të përjetuar goditje në zemer.

Dr. Alexis Desatha, nga instituti Nacional i Francës për shëndetësi dha një këshillë për të gjithë këta përsona ‘Punoni në mënyrë më efikase, po ju them ketë sepse shëndeti juaj ka rëndësi’.

Ky hulumtim u krye me intervista të bëra nga më shumë se 142, 592, pjesëmarrës, nga 18 deri 69 vjec, të cilët i kanë ndjekuar rregullisht që nga viti 2012.

E çka për Britanikët të cilët kanë orët më të gjata të punës, krahasuar më cdo vend të BE-së?