Të plagosurit nga minat i reagojnë Haradinajt për përkrahjen e komunitetit LGBTI
Shoqata e të Plagosurve Civil nga Minat, ka bërë një reagim të ashpër në drejtim të Kryeministrit Ramush Haradinaj sa i përket deklaratave të tij se komuniteti LGBTI do të ketë përkrahjen e institucioneve.
Reagimi i kësaj shoqate vjen pasi sipas tyre Insitutcionet e Kosovës kanë lënë anash dhe injoruar të plagosurit civil nga minat, njofton Klan Kosova.
Për më shumë ja reagimi i plotë i tyre në adresë të Kryeministrit Haradinaj:
”Z.Kryeminister. Kur lexova deklaraten tuaj se LGBT-ja do të ketë përkrahjen e Institucioneve më dëshpëroi, jo pse do të ken përkrahjen kjo pjesë e shoqërisë, as nuk kam qen as nuk jam kundër pëkrahjes së askujt.
Dua të përmendi një kategori, kategorin e Invalidëve Civil të Luftës. E cila që nga pas lufta mbeti në meshiren e organizatave të huaja dhe barrë e rënd për familjet e tyre.
Kategori kjo e cila asnjëher nuk u përmend nga njerëzit e institucioneve se jo të ketë përkrahje. Kjo kategori e cila u injorua edhe për takime, ani pse gjaku i tyre ishte pjesë e Pavarsisë.
Personat e kësaj kategorie, jetojnë në kushte teje të rënda shëndetësore e sociale, gjendja e tyre vetëm sa vjen e rëndohet edhe më shumë. Kur dihet se një pjesë e tyre kanë humbur gjymtyret e tyre dhe kanë nevoj për paisje me proteza, e me këto probleme nuk merret askush. Protezat për këta përsona janë pjesë trupit, sepse ato plotësojnë pjesen e humbur.
Gjendja e rënd sociale. Pensionet të cilat gëzojnë personat e kësaj kategorie nuk mund të sigurojnë as ekzistencen, se jo edhe rregullimin e protezave apo plotësimin e kërkesave të fëmijeve tonë. Qê nga 2014 kjo kategori asnjëher nuk pat rritje të pensioneve, nga të gjitha kategorit e luftês dhe kategoria e përsonave me aftësi të kufizuar. Invalidët civil janë kategoria më e injoruar dhe e harruar.
Kjo kategori injorohet edhe në beneficione të tjera siç i gëzojnë kategorit e lartë cekura.
Andaj z.Kryeministër. po ju lutem që të mendoni dhe për këtë kategori. Ti shfletoni kerkesat që i keni në arkivat e juaja dhe të bëhet dicka e mirë për këtë pjesë te qytetarve. Të bëhet ajo që ju takon, të bëni atë që keni obligim. Sepse spo kèrkojm lëmosh as diçka që nuk na takon. Kërkojm të trajtohemi si kategorit e tjera. Sepse kërkesat për të jetuar janë të njejta.
Personat e kësaj kategorie çdo ditë po vdesin, po vdesin pa pasur asnjë ditë të qet, pa ditur se edhe për NE ka institucione.
Shoqata e të Plagosurve Civil nga Minat”