BBVA

Të përqafuar, Romeo poston foton e ëmbël me Heidin, për herë të parë pas përfundimit të Big Brother VIP

Romeo Veshaj, një nga personazhet më të komentuar dhe finalist i këtij edicioni të Big Brother VIP 3, ka publikuar një foto me Heidin, për herë të parë pas përfundimit të reality show-t.

Në qendër të vëmendjes tashmë, aktori ka zgjedhur të postojë një foto në InstaStory, ku duket duke përqafuar Heidin. Fotoja është realizuar në ashensor, ndërsa Heidi duket vetëm me kurriz, me Romeon që i ka hedhur dorën rreth qafës.

Heidi ende nuk ka postuar asgjë në rrjete sociale, pas daljes Big Brother.

Dyshja ishin çifti i parë që prekën finalen e madhe të spektaklit që u mbajt të shtunën, megjithatë nuk arritën që të rrëmbejnë çmimin kryesor, pasi fituese u shpall Egla.