Të pasurit një motër, ju bën më të lumtur

Hulumtimet nga Universiteti De Montfont dhe Universiteti Ulster pretendojnë se të pasurit e një motre ju bën më të lumtur dhe më optimistë.

Gjatë këtij Studimi janë intervistuar rreth 571 të rinj të moshave 17 deri në 25 vjeç për jetën e tyre dhe zbuloi se ata që u rritën me motra kishin më shumë mundësi të ishin të lumtur.

Plotësimi i pyetësorëve psikologjik të përdorur u bë për të vlerësuar një sërë çështjesh, duke përfshirë shëndetin mendor dhe një pikëpamje pozitive.

Në fund rezultoi se motrat inkurajojnë vëllezërit e motrat e tyre të jenë më të hapur dhe komunikues për ndjenjat e tyre, gjë që promovon shëndet të mirë mendor./atsh