Hawai

Të paktën 36 të vdekur nga zjarret në Hawai

Të paktën 36 persona kanë vdekur si pasojë e zjarreve që shpërthyen në ishullin Maui të Hawait.

Mijëra njerëz janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre dhe atje është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar, me disa njerëz që janë ende të pagjetur.

Pesë strehimore evakuimi janë hapur në Maui dhe zyrtarët më herët thanë se ato ishin “mbushur” me njerëz. Ishulli është një destinacion i njohur turistik dhe vizitorëve u është kërkuar të qëndrojnë larg.

“Ky nuk është një vend i sigurt për të qëndruar”, u tha gazetarëve guvernatorja e Hawait, Sylvia Luke.