Të paktën 13 civilë u vranë në një sulm ajror rus pranë Kievit

Të paktën 13 civilë u vranë gjatë një sulmi ajror rus të hënën në Kievin perëndimor, njofton Ministria e Brendshme e Ukrainës.

Ajo ka bërë të ditur se granata goditi një furrë buke me shumicë në Makariv.

Pesë persona u shpëtuan nga rrënojat. Rreth 30 persona ndodheshin në atë vend, megjithëse furra e bukës nuk ishte në funksion.

Trupat ruse ndodhen në veriperëndim të Kievit dhe po përpiqen të depërtojnë në kryeqytet nga perëndimi.

Pavarësisht dëshmive për të kundërtën, Rusia vazhdon të pretendojë se ushtria e saj nuk po synon civilët në Ukrainë.