Protestë

Të pakënaqur me orarin e fëmijëve, 30 prindër protestojnë para shkollës “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë

Rreth 30 prindër kanë protestuar dje pranë shkollës “Mihal Grameno”, në shenjë pakënaqësie për orarin e fëmijëve të tyre.

Sipas policisë, kjo protestë ka përfunduar e qetë dhe pa incidente.

Fushë Kosovë 25.01.2024 – 13:00. Raportohet se rreth 30 persona, kanë protestuar te shkolla Mihal Grameno lidhur me pakënaqësinë e tyre rreth orarit të nxënësve të kësaj shkolle. Protesta ka përfunduar e qetë pa incidente”, thuhet në njoftim.