Të ndryshojë preambula për Kosovën në kushtetutën serbe? Daçiq: Histori boshe

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi sot se është e nevojshme të hapet edhe një herë një debat publik mbi ndryshimin e kushtetutës së Serbisë, duke theksuar se kjo duhet të ndodhë ekskluzivisht lidhur me një ndryshim në lidhje me pavarësinë e gjyqësorit.

“Historitë që preambula mbi Kosovën do të ndryshojë janë histori boshe”, theksoi Daçiq në TV Pink.

Ai deklaroi se komisioni parlamentar nuk e ka miratuar propozimin për ta ndryshuar kushtetutën, por mori vendimin që, para se të miratohet, të mbahet një raund tjetër i konsultimeve, duke pasur parasysh pikëpamjet e ndryshme dhe nevojën për ta formuar një konsensus shoqëror.