Të nderuar qytetarë, dëgjojeni kryeministrin Kurti duke mashtruar publikisht

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e sotme e arsyetoi qeverinë që ai udhëheqë për pagesën që kjo e fundit po e bënë për energjinë elektrike të shpenzuar në veri të vendit.

Ai madje fajësoi strukturat paralele të Serbisë në Kosovë për një gjendje të tillë.

Por, Albin Kurti, kur ishte në opozitë, nuk mendonte njësoj sikurse sot.

“Nëse KEDS-i nuk i mbledh faturat në Veri atëherë duhet të kthehet e në pronë publike shpërndarja dhe furnizimi. Nëse nuk e bon KEDS-i, duhet ta bëjë qeveria”, deklaronte Kurti sa ishte në opozitë.

Mirëpo, inkasim për serbët në veri të Kosovës, Albin Kurti, nuk arriti ta bënte që nga koha kur ka marrë udhëheqjen e shtetit në duar.

Vendimi i fundit i Qeverisë nëpërmjet së cilës miratohet kërkesa e ZRRE-së për rritje të energjisë elektrike nuk do të ndikojë njëlloj për të gjithë, sepse qytetarët në veri të Kosovës, pavarësisht konsumit, energjinë elektrike nuk do ta paguajnë vet.

Kujtojmë se në programin elektoral të Vetëvendosjes, konkretisht në pikën 18 kur flet për kapacitetet energjetike, ai kishte thënë se tarifat e energjisë elektrike për qytetarët e Kosovës janë shumë të shtrenjta.

Shefi i Qeverisë kishte premtuar se po sa të vijë në pushtet do të ulet çmimi e energjisë elektrike për qytetarët e Kosovës.