Ishin një prej çifteve më të preferuara dhe më të përfolura të estradës, por Nora Istrefi dhe Robert Berisha pas një martese disavjeçare vendosën t’i ndanin rrugët.

Por, dyshja e njohur përkundër ndarjes kanë mbajtur raporte të mira me njëri-tjetrin dhe kjo edhe falë vajzës që kanë bashkë.

Megjithatë që nga ndarja nuk kishte ndodhur publikisht ndonjë mbështetje ndaj karrierave apo projekteve të tyre, e këtë hap së fundi e ka bërë Nora.

Këngëtarja e njohur, në Instastory ka ublikuar një fotografi ku paralajmëronte emisionin e Robertit “Robi plaket kur don vet”, që do të nisë së shpejti.

Kështu, Nora ka dëshmuar se përveç si babai i fëmijës së saj, ajo vazhdon të mbështesë Robertin pavarësisht ndarjes.