Të moshuarën me kancer e kthejnë dy herë pa e vaksinuar nga salla “1 tetori”

Emisioni #gjesi në T7 sot përmes një lidhje direkte nga salla “1 Tetori”, ka intervistuar disa të moshuar të cilët kanë hasur në disa probleme gjatë pritjes për t’i marrë vaksinat.

Ndonëse nuk ka pasur hezitim nga ana e tyre për t’u vaksinuar me vaksinën kundër pandemisë Covid-19, mundësitë për ta nuk kanë qenë të shumta.

“Unë jam smut me kancer, që dy vjet jam dalë prej terapie se qe 6 vjet me terapi jam kanë. Nuk po muj me ardhë me u maltretu unë, qe dy herë që jam tu ardhë”, ka thënë një e moshuar.

Ndërkohë, vaksinimin i personave mbi 65-vjeç po vazhdon në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.