Të mërkurën fillon punimet konferenca për siguri kibernetike dhe privatësi “Challenges in Cyberspace”

Në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Sigurisë Kibernetike, të mërkurën, më 31 tetor, nga ora 09:30 do të zhvillojë punimet konferenca për siguri kibernetike dhe privatësi “Challenges in Cyberspace”, që është organizuar nga Cyber Security and Privacy në bashkorganizim me UBT-në.

Konferenca do t’i zhvillojë punimet në sallën e konferencave “Orion” në Prishtinë, të mërkurën, më 31 tetor, me fillim nga ora 09:00.

Në konferencë do të marrin pjesë ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë, Besim Beqaj, guvernatori i Bankës Qendrore Fehmi Mehmeti, shefi i ARKEP, Kreshnik Gashi si dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, si dhe do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga vendet e rajonit, ekspertë dhe kompani të njohura ndërkombëtare të fushës së sigurisë kibernetike dhe privatësisë.

Në këtë konferencë, veç tjerash, do të bëhet edhe ndarja e çmimeve për gazetarët, të cilët në çfarëdo forme kanë kontribuar në fushën e sigurisë kibernetike dhe privatësisë.