Të mbijetuarit e aksidentit ajror: Nuk jemi penduar që hëngrëm shokët

Të mbijetuarit e një aksidenti ajror në Ande, në vitin 1972, janë bashkuar sërish për të ritreguar historinë e tyre të jashtëzakonshme, që përfshin edhe kanibalizmin, si mënyra e vetme për t’i shpëtuar vdekjes nga uria.

Avioni që po dërgonte një ekip amator regbie dhe tifozët nga Uruguaji në Kili, u rrëzua dhe 16 të mbijetuarit qëndruan 72 ditë në malet me borë, duke u detyruar të hanin kufomat e miqve të tyre të vdekur.

70-vjeçari Ramon Sabella kujton se 10 ditë pas aksidentit, me anë të radios të mbijetuarit morën vesh që operacioni i kërkim-shpëtimit ishte anuluar. Ky ishte momenti kur Roberto Canessa, një student mjekësie, sugjeroi që të hanin kufomat për të mbijetuar.

‘Ideja e të ngrënit mish njeriu ishte e tmerrshme, e neveritshme. E kishim të vështirë që ta fusnim në gojë fillimisht, por u mësuam. Në një farë kuptimi, shokët tanë ishin dhuruesit e parë të organeve në botë, pasi na ndihmuan që të qëndronim gjallë’, shprehet Sabella për ‘The Times’.

I moshuari kujton se gjeti ngushëllim në faktin se ai do të ishte dakord nëse me trupin e tij do të ushqente shokët po të kishte vdekur në aksident.

‘Në bëmë një pakt me njëri-tjetrin: nëse dikush nga ne vdiste në ditët në vijim, të tjerët mund të na hanin’, kujton Sabella.