Rozeta Hajdari

“Të mbahet gjyqi në stadiumin Fadil Vokrri”: Nisin talljet me Ministren Hajdari pas padisë ndaj Nacionales

U zgjua herët në mëngjesë për të deponuar padi ndaj gazetës Nacionale, gazetarit Berat Buzhala dhe ndaj zyrtarit të MINT, Enver Hajrullahu. Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, e cila ka qenë protagonistja e Aferës Vaji dhe Gruri, afera këto të cilat i zbuloi Nacionalja përmes disa audio-incizimeve të siguara, tha se janë “informacione të pavërteta” dhe se “dëmi…munsd të jetë i jashtëzakonshëm”.

U paguan 300 mijë euro për vaj nga Polonia që nuk erdhi kurrë, dhe u dhanë miliona euro për grurë për një kompani turke turistike për mall që u soll veç pjesërisht, të cilësisë skajshmërisht të dobët, por edhe me vlera më të larta çmimesh të blera në shumicë se sa me pakicë.

Por, Hajdari nuk u ndal dhe as s’u zmbraps. I kërkohej dorëheqja pas këtyre dy skandaleve të proporcioneve tejet të mëdha në dyshimet për keqpërdorim dhe vjedhje në Rererva Shtetërore, ajo ia mësyu Gjykaëts Themelore në Prishtinë mëngjesin e së premtes për të dorëzuar padi.

Tentimet e dështuara për të cënuar integritetin dhe dinjitetin tim, përmes disa audio-incizimeve por edhe duke i dhënë vehtes të drejtën për të shpifur, duke shantazhuar dhe shpërndarë informacione të pavërteta, do të marrin epilog në organet e drejtësisë”, ka shkruar Hajdari në Facebook.

Në lidhje me padinë, ka reaguar menjëherë gazetari i Nacionales, Berat Buzhala, i cili ui shpreh se në “në vend se të jep dorëheqje…Rozeta është çu me sabat me më paditë”.

Pra, ne vend qe me dhane doreheqje per abuzimin me rezerva shteterore, per humbjet e medha financiare, per terrorin ne ministri, Rozeta osht çu me sabah me me padite”, shkroi fillimisht Buzhala.

Madje, ironikisht Buzhala u shpreh se do të kërkojë që gjykimi të mbahet publikisht në stadiumin Fadil Vokrri. “Kuptohet nëse është në liri kjo”, ka konstatuar Buzhala.

Ndaj kësaj padie ka raguar me një qeshje të madhe edhe gazetari Vehbi Kajtazi, i cili në fillim nuk e tha as një fjalë përveç një “ha….ha….ha”-je të gjatë. por, gazetarit i bëri përshtypje një fletë e bardhë A4 që mbante në duar ajo, e ku natyrshëm mbante dokumentin e padisë në duar. “Krejt 5-she i kam marre sivjet, veç ne zejtin e grure 1-sh. Po kujdestari, Albini mi ka permiresu 1-shat, mi ka ba 5-she”, u shpreh ai ironikisht.

Gazetari Astrit Gashi, madje tha se në jetëgjatësinë e tij profesionale mediatike, s’i ka rastisur që për 23 vite të sheh një ministër “ministre duke dal ne fotografi me padi ne dore ndaj nje medie”.

Ndonese secili ka te drejte ti drejtohet gjykates, kjo padi me fotografi me ngjane me shume me nje veprim ‘cheap’ te PR (Marredhenieve me publik) sesa ne nje synim per te kerkuar drejtesine”, ka shkruar Gashi.

Edhe gazetari Ilir Mirena ka shkruar se “në vend që në atë letër me e pas tekstin e dorëheqjes, ajo (Rozeta Hajdari) shkon bën padi ndaj mediave”.

Këtë veprim të ministres, Mirena e quajti “të pafytyrë” teksa shtoi edhe se “padia ndaj mediave nuk e mbulon vjedhjen në rezerva shtetërore”.

Opinionistja Zana Avdiu madje në formë shakaje u shpreh se kur e pa fotografinë e ministres me padi në dorë: “M’u duk sikur ata fëmija që regjistrohen në klasë të parë”.

Në rrjete sociale madje nisën edhe tallje dhe verzione alternative të fotografisë së Minsitres Rozeta Hajdari me fletë të bardhë në dorë.

“I kam vjedhe rezervat e shtetit”; “E dënuar për deklarim të rrejshëm të pasurisë”; Dorëheqja nuk mjafton”; e të tjera./Nacionale