Të maskuar dhe të armatosur me kallashnikov, dy grabitës futen në restorant, tmerrohen klientët

Dy të rinj janë futur brenda një restoranti në Napol, me kallashnikov duke terrorizuar klientët  që ishin brenda.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku dy grabitësit kanë vjedhur katër ora, një Rolex e Tudor dhe një gjerdan ari.

Si ndodhi ngjarja?

Pasi janë futur në restorant, grabitësit nisën t’i drejtonin armët klientëve dhe të kërkonin prej tyre gjërat me vlerë që kishin me vete, raporton oranews.

Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë, ndërkohë që policia është vendosur në kërkim të 2 grabitësve.

 Të maskuar dhe të armatosur me kallashnikov, dy grabitës futen

Sakaq, pronari i restorantit ka treguar se ka pasur një ulje të xhiros ditore pas ngjarjes së ndodhur.

“Ishte e tmerrshme. Persona të maskuar e të armatosur deri në dhëmbë u futën dhe desh shkaktuan masakër. Xhiro ditore më ka rënë ndjeshëm”, u shpreh pronari i restorantit.