Të martën me kërkesë të AAK-së diskutohet në Kuvend për krizën energjetike

Ditëve të fundit qytetarët e Kosovës në gjithë vendin janë përballë më reduktime të ashpra në energjisë elektrike.

Paralajmërimet janë se krize me furnizim me energji elektrike mund të ketë për rreth dy muaj.

Në anën tjetër, Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka bërë me dije se të martën pika e parë e rendit të ditës do të jetë debati në Kuvend për krizën energjetike.

“Këtë debat kryetari i partisë dhe Grupi Parlamentar e ka thirrë dhe tanimë është në agjendë për diskutim në Kuvend. Qëllimi i debatit është të kërkojmë nga qeveria të merr hapa urgjent në sanimin e krizës energjetike, me një plan emergjent afatshkurtër dhe njëkohësisht për pozicionimin e saktë ndaj sektorit të energjisë në Kosovë. Sepse që sa vjet Vetëvendosje e ka të paqartë dhe nuk e ka mbështet asnjë projekt në këtë sektor”, ka thënë Tahiri për Indeksonline.

Më tutje, ai ka thënë se përmes debatit duan të ngrisin vetëdijen e ulët që, sipas tij, ka kjo qeveri, sepse energjia s’ka të bëj veç me rrymën, por edhe me konceptin e sigurisë nacionale dhe ekonomike të vendit.

Indeksonline ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu përkitazi me këtë temë, por ai nuk është përgjigjur.

Kujtojmë se për javën tjetër është paralajmëruar në rrjetet sociale një proteste për reduktimet e shumta me energji elektrike.