Të kesh mikropenis nuk është fundi i botës, ekspertja shpjegon fenomenin

Mikorpenisi, është një nga “torturat” më të egra të “natyrës”dhe megjithëse është pikëlluese për djemtë, ky fenomen prek vetëm 0.6% të popullsisë mashkullore.

Një përdorues i Reddit mori iniciativën për të rrëfyer publikisht përvojën e tij personale me mikropenis duke e postuar të gjithë historinë në forum.

Ai shkruan:

Kam lexuar çdo artikull, studim dhe postim rreth mikropenisi dhe duket sikur ka një konsensus që gratë nuk marrin kënaqësi nga penetrimi.
Në filma ju shihni dy personazhe kryesorë që afrohen me njëri-tjetrin nën një atmosferë shumë romantike, ata puthen dhe fillojnë të bëjnë seks. Ajo që ma thyen zemrën është se e di që nuk do jem kurrë në gjendje t’i jap një gruaje atë kënaqësi që mund ta përjetojë me një mashkull që “s’vuan” nga mikropenisi.
Unë e di që mund t’i jap asaj kënaqësi me anë të stimulimit, por nuk është e njëjta gjë. Gratë flasin për “mbushje” siç është ndjenja më e mahnitshme në botë dhe ndihem keq që nuk mund t’ua siguroj këtë ndjenjë.
Gjithashtu kam provuar ta vras veten më parë, teksa kam qëndruar sipër në ndërtese me orë të tëra duke menduar të hidhem por nuk e bëra dot.”
Në një botë ku pornografia është më shumë më e aksesueshme se më parë, duket sikur të kesh një organ të madh është një vetëbesim kur gjendesh para femrës.

Sidoqoftë, sipas terapistes së seksit, Elizabeth McGrath, është e mundur që të bëhet një punë e pastër edhe nëse organi yt është mikro. Duke folur për “Daily Dot”, McGrath shpjegoi se jo gjithçka rrotullohet rreth depërtimit dhe penetrimit.

Ajo tha:

Seksi është ndjesia e gjithë trupit tonë. Kur flasim për marrëdhënie sentimentale dhe marrëdhënie seksuale besoj që biseda mund të shtrihet shumë më gjerë se sa tek madhësia. Në vend që të përqendroheni tek kjo, mundohuni të gjeni mënyra të tjera, siç janë lodrat e seksit. Çfarë të keqeje kanë nëse ju japin kënaqësi dhe ndiheni rehat me përdorimin e tyre.
Jeta nuk rrotullohet rreth madhësisë së penisit që ka partneri apo jo?! A nuk keni gjëra të tjera që ju përmbushin kur jeni me të? Epo, duhet t’ja bëni vetes këtë pyetje para se të mendoni se jeta juaj varet nga madhësitë.”
Në lidhje me mënyrën se si burrat duhet t’i tregojnë një partnereje faktin se ata kanë një penis më të vogël se mesatarja, McGrath mendon se nuk ka nevojë për një paralajmërim, pasi kjo e përforcon idenë se nuk është diçka normale kur në fakt është më se normale.

Pra, nëse ju keni një mikropenis nuk është fundi i botës. Gjëja më e rëndësishme është të argëtohesh, në fund të fundit të gjithë janë të ndryshëm.