Të jetosh me frikën e kabinës elektrike
Rreth 80 nxënës të fshatit Homezh të njësisë Administrative Shupenzë të Bashkisë Bulqizë përballen çdo ditë me rrezikun e një kabine elektrike që ndodhet në oborrin e shkollës 9-vjeçare Ramiz Manjani.
E ndërtuar prej vitesh, kabina është totalisht e amortizuar dhe nuk plotëson asnjë kusht sigurie.
Edhe mësuesja e shkollës shpreh të njëjtin shqetësim. Madje ajo thotë se ka pasur raste, ku për shkak të motit telat janë këputur dhe rënë në oborrin e shkollës.