Hashim Thaçi

‘Të jemi sa më unikë dhe të bashkohemi për mbrojtjen e interesave të shtetit tonë’

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, e ka përshendetur vendimin e partive të koalicionit qeveritar për harmonizimin e qëndrimeve lidhur me dialogun me Serbinë.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme për shtetin tonë, që të gjithë të jenë sa më unikë dhe të bashkohen për mbrojtjen e interesave qytetare dhe shtetërore në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Postimi i plotë:

E përshëndes vendimin e subjekteve politike të koalicionit qeveritar për harmonizimin e qëndrimeve politike dhe hartimin e rezolutës së përbashkët për dialogun.

Është shumë e rëndësishme për shtetin tonë, që ne të gjithë të jemi sa më unikë dhe të bashkohemi për mbrojtjen e interesave qytetare dhe shtetërore në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Interesi shtetëror i Republikës së Kosovës duhet të jetë gjithmonë mbi çdo interes partiak apo elektoral. HTH