Të infektuarit nga Peja ishin në vetëizolim, nuk kanë pasur kontakte me të tjerë

Pesë nga 6 personat që sonte rezultuan pozitiv me COVID 19 janë nga komuna e Pejës.

Autoritetet komunale thonë se katër persona janë nga fshati Llugagji dhe një është nga lagjja “Dardania” në Pejë. Sipas tyre, që të gjithë në lidhje familjare me zonjën për të cilën kanë qenë të njoftuar më parë.

Personat që dolën pozitivë kanë qenë në vetëizolim dhe nuk kanë pasur kontakte me persona të tjerë. Ata kanë qenë nën përkujdesjen e Policisë së Kosovës.

“Pesë personat që kanë rezultuar me rezultat pozitiv kanë qenë të izoluar dhe nën përkujdesjen e Policisë së Kosovës. Ata persona nuk kanë pasur kontakte me persona tjerë dhe nuk kanë pasur mundësi ta transmetojnë virusin te personat tjerë”, tha përmes një komunikate Komuna e Pejës.