Të ardhurat

Të hyra nga 366 persona, lista e plotë e financuesve të Lëvizjes Vetëvendosje (Dokument)

Subjektet politike janë të obliguara që të paraqesin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të gjitha donacionet që i marrin.

Për zgjedhjet e 6 tetorit të 2019, Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se ka marrë para nga 366 persona, vlera e të cilave ka qenë 90 mijë e 212 euro.

Në listë të donatorëve janë edhe zyrtarë të lartë të partisë. Aty figuron emri i ministrit në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi i cili kishe dhuruar 1 mijë e 200 euro.

200 euro ishin dhuruar nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Sekretarja e LVV-së, Vlora Haxhimemedi kishte dhuruar 1 mijë e 500 euro e të tjerë.

Donacione në mallra dhe shërbime kanë marrë me vlerë prej 23 mijë e 685 euro. Vlera më e madhe e mallrave si donacion është nga kompania e derivateve, EX FIS me vlerë prej 9 mijë e 534 euro.

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se ka pranuar edhe mall me vlerë prej 1 mijë e 63 euro edhe nga Petrol Company.

Në deklarimin e shpenzimeve për zgjedhjet e 6 tetorit, Vetëvendosje ka deklaruar se ka shpenzuar 451 mijë e 979 euro.

Për reklama, konferenca dhe reprezentacion Vetëvendosje ka deklaruar se ka shpenzuar 246 mijë e 749 euro.

Për paga dhe kompenzime, Vetëvendosje ka deklaruar në KQZ se ka paguar 68 mijë e 831 euro.

Për shpenzime të transportit, VV ka deklaruar se ka shpenzuar 61 mijë e 845 euro.