“Të huajt” rrahen në Prishtinë, dërgohen në mbajtje

Mbrëmë në Prishtinë ka ndodhur një rrahje në të cilën kanë qenë të përfshirë tre burra.

Policia njofton se bëhet fjalë për tre shqiptarë – shtetas të huaj, të cilët kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport.

loading…