Komandanti Cali

Të hënën nis seanca e parë për Salih Mustafën

Salih Mustafa të hënën do të paraqitet për herë të parë para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Hagë.

Salih Mustafa u bë emër i njohur, ditën kur u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Në të njëjtën ditë, ai u transferua në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Ndërsa, aktakuza ndaj tij tashmë është konfirmuara.

E duke qenë se është personi i parë që u arrestua, Salih Mustafa, do të bëhet edhe i pari person i akuzuar që do të paraqitet para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Dhomat e Specializuara, kanë njoftuar se Mustafa ballafaqimin e parë me Prokurorët e Specializuar do ta ketë të hënën në ora 15:00.

Paraqitja e parë e Salih Mustafës, do të jetë në seancë publike ndërsa do të mund të ndiqet live në faqen e Gjykatës Speciale.

Ndërkohë, në rast se ish pjesëtari i UCK-së, nuk ka të angazhuar avokat, vet Dhomat e Specializuar do të caktojnë një përfaqësues ligjore, sipas detyrës zyrtare.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar  Dhomat e Specializuar të Kosovës. 

Ndërkohë, Gjykata Speciale edhe ka bërë publike në version të redaktuar aktakuzën për Salih Mustafën.

Pos krimeve të tjera, ish pjesëtari të UCK-së, i vihet në barrë edhe akuza për vrasje.

Ndërsa Zyra e Prokurorit të Specializuar, pretendon se këto krime kanë ndodhur në fshatin Zllash, gjëtë vitit 1999.