Të hënën hapen shkollat dhe çerdhet, Vitia jep detaje rreth masave të reja

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja lehtësuese antiCOVID.

Vitia në një konferencë për media tha se nga dita e hënë në fuqi do të hyjnë masat e reja.

“Është vendosur që nga data 27 shtator, procesi mësimor në institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor të vazhdojë në përputhje me udhëzuesin e veçantë. Gastronomia nga data 27 shtator lejohet të shfrytëzojë hapësirat e mbyllura deri në 50 përqind e kapaciteteve të hapësirës, kurse në hapësirat e hapura deri në 70 përqind të kapaciteteve. Klientët dhe stafi duhet të jenë të pajisura me certifikata të vaksinimit, ose dëshmi se janë negativ me COVID-19”, tha ai.