Të hënën fillon testimi i kandidatëve për policë

Policia e Kosovës me anë të një njoftimi për media bën të ditur se të hënën fillon testimi i kandidatëve për kadet policorë.

Në njoftimin e policisë thuhet se pas përfundimit të procedurave të parapara dhe përgatitjeve teknike, më 21.02.2022, do të fillojë faza e parë e testimeve (testi me shkrim) i aplikantëve të cilët i kanë plotësuar kriteret e konkursit publik, përcjell Demokracia.com.

“Testimi me shkrim do të jetë i hapur dhe transparent. Testimi me shkrim do të mbahet në Akademinë për Siguri Publike në Vushtrri dhe do të zgjasë deri më 28 shkurt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu nëpërmjet këtij njoftimi kërkohet që ditën e zhvillimit të testit me shkrim, kandidatët duhet të kenë maskën mbrojtëse, certifikatën e vaksinimit me të paktën dy doza të vaksinës ose një dozë e vaksinës Johnson kundër Covid-19, apo rezultatin negativ të testit RT-PCR jo më të vjetër se 48 orë, numrin e aplikacionit dhe letërnjoftimin.

Njoftimi i plotë:

Të hënën (21.02.2022) fillon testimi i kandidatëve (aplikantëve)  për kadet policorë

Prishtinë 18 shkurt 2022,

Policia e Kosovës, më 28 tetor 2021, ka shpallur konkursin publik për zyrtarë policorë, i cili ka qenë i hapur deri më 26 nëntor 2021.

Pas përfundimit të procedurave të parapara dhe përgatitjeve teknike, më 21.02.2022, do të fillojë faza e parë e testimeve (testi me shkrim) i aplikantëve të cilët i kanë plotësuar kriteret e konkursit publik.

Testimi me shkrim do të jetë i hapur dhe transparent. Testimi me shkrim do të mbahet në Akademinë për Siguri Publike në Vushtrri dhe do të zgjasë deri më 28.02.2022.

Kandidatët ditën e zhvillimit të testimit me shkrim duhet të kenë: maskën mbrojtëse, certifikatën e vaksinimit me të paktën dy doza të vaksinës ose një dozë e vaksinës Johnson kundër Covid-19. Apo rezultatin negativ të testit RT-PCR jo më të vjetër se 48 orë,  numrin e aplikacionit dhe letërnjoftimin.