Të gjithë personat nga mosha 30-vjeçare në New York mund të vaksinohen

New York po iu bashkohet dhjetëra shteteve të tjera në zgjerimin e pranueshmërisë së vaksinave të koronavirusit.

Duke filluar nga e marta, 30 mars, të gjithë banorët e New Yorkut të moshës 30 vjeç e lart do të jenë në gjendje të caktojnë takime dhe të vaksinohen, duke e ulur pragun e moshës nga 50 vjeç sa ishte më herët.

Ndërkaq javën tjetër nga e marta e 6 prillit, të gjithë banorët mbi moshën 16-vjeçare do të jenë në gjendje të marrin vaksinat.

“Sot ne bëjmë një hap monumental përpara në luftën për të mposhtur COVID-19″, ka thënë guvernatori Andrew Cuomo gjatë një konference shtypi të hënën.

“Ne mund ta shohim dritën në fund të tunelit, por derisa të shkojmë atje është më e rëndësishme se kurrë që secili t’i respektojë masat”, ka thënë ai.

Që nga e hëna në mëngjes, më shumë se nëntë milionë doza totale janë administruar në të gjitha vendet e vaksinimit./ Daily Mail.