Të gjithë ndërrohen në Kuvend, por vetëm ky njeri është aty gjithmonë!

Para pak orësh është bërë konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe me shumicë votash është zgjedhur kryeparlamentar Glauk Konjufca, shkruan Ballkani.info.

Konjufca tashmë do të jetë kryetar i ri i Kuvendit, mirëpo një person aty afër e ka që nga legjislatura të mëhershme.

Në të majtën e Konjufcës, është personi që nuk ka ndryshuar pavarësisht gjitha pushteteve tjera.

Njeriu i cili i kishte qëndruar pranë Jakup Krasniqit, Kadri Veselit, Vjosa Osmanit e tashmë edhe Glauk Konjufcës është sekretari i Përgjitshëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi.

Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm përbëhet nga dy Drejtoritë e Përgjithshme dhe njësitë organizative:

a. Drejtoria e Përgjithshme për Çështje Ligjore dhe Procedurale;

b. Drejtoria e Përgjithshme e Administratës.

• Drejtoria për Protokoll dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare;

 • Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun;

• Drejtoria për Prokurim. Nën mbikëqyrje të drejtpërdrejtë të Sekretarit të Përgjithshëm janë edhe:

 • Auditori i Brendshëm, dhe

• Zyrtari Certifikues për Financa./Ballkani.info./