Kryetari i Degës së PDK-së, njëherësh kryetar i komunës, Ramiz Lladrovci, ka përgëzuar qytetarët për besimin ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.

Drenasi është zemra e Kosovës, qytetarët ofruan mikpritje për të gjithë kandidatët pa dallim, jam krenar me qytetarët kampion, të komunës kampion, ka shkruar ai.

Postimi i Lladrovcit në fb:

Çdo vepër pozitive në Republikën e Kosovës, mban vulën, pjesëmarrjen dhe votën e PDK-së. Përgëzoj qytetarët e Drenasit për besimin ndaj PDK-së dhe kandidatëve të partisë e cila i ka rrënjët në traditën më të shkëlqyer atdhetare. Drenasi është zemra e Kosovës, qytetarët ofruan mikpritje për të gjithë kandidatët pa dallim, jam krenar me qytetarët kampion, të komunës kampion. Faleminderit të gjithëve. Nuk guxojmë të ndalemi!