“Të gjithë janë shtatzënë…” Me këtë postim Dhurata Ahmetaj zbulon çfarë marrëdhënie ka me yllin e Liverpoolit

Në prill të këtij viti u përhapën zërat se këngëtarja Dhurata Ahmetaj dhe futbollisti,  Xherdan Shaqiri, ishin në një lidhje dashurie. Aludimet e fansave të tyre nisën teksa shikonin udhëtimet e shpeshta të këngëtares drejt Anglisë dhe sipas burimeve të “Prive”, Xherdani është arsyeja që e shtyn.

Madje, të njëjtat burime treguan se çifti ka gati një vit bashkë dhe janë njohur nga miqësia e përbashkët. Ata po mbanin një lidhje në distancë, megjithatë kishin gjetur një mënyrë si të ishin sa më pranë njëri-tjetrit.

Ndërsa së fundmi po thuhet se ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. nëse më parë këngëtarja udhëtonte shumë shpesh drejt Londrës dhe publikonte foto në vende të njëjta me Shaqirin, së fundmi nuk është parë më në “Merseyside” dhe kjo ka ngjallur interesin e mediave për të parë se ç’ndodh mes çiftit.

Në fakt, gjesti i fundit i dhuratës i ka shuar të gjitha dyshimet. Nëpërmjet një meme-je, ajo ka bërë njëherë e mirë të qartë se tashmë është single.

“Të gjithë janë shtatzënë, të fejuar apo të martuar. Unë thjesht dua të humbas peshë dhe të udhëtoj.”- thuhet në foton e cila përshkruan gjendjen aktuale të Dhuratës.