Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Medresetë te shqiptarët: histori – trashëgimi – kontribut”, e cila është organizuar nga Instituti për Hulumtime dhe Studime Islame

Në fillim të fjalës hyrëse, ai ka ngushëlluar të pranishmit për vdekjen e ish-drejtorit të Medresesë së Mesme “Alauddin” në Prishtinë.

Me këtë rast, ai është shërbyer me fjalor fetar, duke u lutur që profesorin e ndjerë të takojë në boten tjetër.

“Me jeni që fillimisht të ju shpreh ngushëllime me rastin e shkuarje në amshim të Bahri efendi Simnicës, profesor i Medresesë së Mesme “Alauddin” në Prishtinë, ish-drejtor aty dhe njëkohësisht ish-kryeredaktor i revistës “Dituria Islame”. Të gjithë e takofshim ishalla në xhenet”, ka thënë Kurti.