Paul Ince pretendon se të gjithë do ta kishin përmbysur në të njëjtën mënyrë si Ole Gunnar Solskjaer fatin e Manchester United.
Djajtë kishin arritur pikën kritike nën drejtimin e Jose Mourinho-s, por ardhja e norvegjezit i ka ringjallur me gjashtë fitore në po aq ndeshje.
“Nuk duhet të mendojmë se tani jemi ekipi më i mirë në botë,” shprehet Ince, një ish-lojtar i Man United, për Paddy Power News.
“Le të jemi të sinqertë, nuk mund të shkonte më keq pas largimit të Mourinho-s. Kishte një re të zezë mbi klub dhe kjo po ndikonte te rezultatet në fushë.
“Ole erdhi me një fytyrë të qetë dhe miqësore dhe lojtarët kanë përmirësuar rezultatet në fushë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Ole është njeriu i duhur për stolin e United.
“Unë mund të kisha shkuar dhe të bëja të njëjtën gjë, po ashtu edhe Steve Bruce. Të gjithë do ta kishin bërë atë që ka bërë ai, nuk ishte e vështirë t’u jepje liri atyre lojtarëve dhe t’u përmirësoje moralin.”







