Të gjithë burrat e familjes Haradinaj në një fotografi!

Luan Haradinaj, djali i heroit të Kombit, Shkëlzen Haradinaj e ka publikuar një fotogradi ku shihen të gjithë burrat e familjes Haradinaj.

Në fotografi janë katër vëllezërit Haradinaj, duke nisur nga ish komandantët e UÇK-së, Ramush e Daut Haradinaj, pastaj dy më të rinjtë e familjes, Frashëri dhe Vetoni, shkruan Ballkani.info.

Ata duket se janë në një ndejë, por nuk dihet nëse fotografia është e sotit apo e ditëve të kaluara.

Familja Haradinaj i ka dhënë Kosovës tre heronj, Luanin, Shkëlzenin dhe Enverin. /Ballkani.info/