Një propozim i ri për masat e reja antiCOVID është dhënë sot nga Ministria e Shëndetësisë, por të cilat pritet të votohen në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovës.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se pritet të ketë ndryshime në orarin e lëvizjes. Nga masat e reja që pritet të merren, ndalohet lëvizja e qytetarëve jashtë shtëpive/banesave të tyre nga ora 21:30 në orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore të dokumentuar në, mënyrë te përshtatshme, duke përjashtuar nga kjo masë personelin shëndetësorë, të sigurisë, të drejtësisë dhe të ngjashme.

Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga 05:00 deri 22:00, ndërkaq pas orës 22:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”.

Komunat që tashmë kategorizohen në tri grupe, do të lëvizin si më poshtë.

Komunat me rrezik të ultë – deri në 75 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një jave (me ngjyrë të gjelbër).

Komunat me rrezik të mesëm –  nga 76-150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një jave (me ngjyrë të verdhë).

Komunat me rrezik të lartë – mbi 150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një jave (me ngjyrë të kuqe).https://central-beta.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Në baza javore, çdo të premte, IKSHP-ja dhe MSH-ja publikojnë shifrat e të infektuarve sipas komunave dhe bëjnë kategorizimin e komunave sipas nivelit të rrezikut të përshkruar në pikën më lartë.

Masat për komunat me rrezik të ulët (deri në 75 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda javës):

Operatorët ekonomik lejohen të punojnë nga 05:00-22:00,

Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga 05:00-22:00,

Transporti publik lejohet të punoj duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”.

Gazeta gjithashtu ka mësuar se procesi arsimor në institucionet parauniversitare, publike dhe private, për gjysmëvjetorin e dytë fillon më datë 18 janar 2021 dhe organizohet sipas planit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.