Rreth 11 ndërtesa në Beograd u blenë nga Diofa Fund Management, një fond brenda grupit të udhëhequr nga dhëndri i kryeministrit hungarez Viktor Orban, Ishtvan Tiborc. Edhe para se të blinte prona të paluajtshme luksoze, ai kishte disa “sipërmarrje biznesi” në Serbi, kështu që vetëm pak muaj më parë bleu shumicën e aksioneve në kompaninë e distributorit serb “MD International”.

Gjithashtu, Tiborc ka bërë biznes me kompaninë serbe “Keep light”, të cilën beogradasit e dinë sepse qyteti ka blerë pemën e Krishtlindjes më të shtrenjtë në botë prej saj, për rreth 83 mijë euro, transmeton Ballkani.info.

Siç njoftoi kompania e konsulencës për pasuri të paluajtshme CBRE SEE, Diofa Management, pjesë e grupit të udhëhequr nga Ishtvan Tiborc, bleu 11 ndërtesa të klasit premium, me një sipërfaqe prej më shumë se 122,000 metra katrorë, në pesë parqe biznesi: Green Heart, FortyOne, Qendra e Biznesit në Beograd, 19 Avenue, etj.

Është thënë se ky është transaksioni më i madh i vetëm, si në Serbi ashtu edhe në tregun e Evropës Juglindore, por nuk është deklaruar shuma në fjalë.

Blerja kompanive serbe

Blerja e pasurive të paluajtshme me vlerë nuk është sigurisht projekti i vetëm i biznesit të Tiborcit në Serbi.

Kështu, në tetor 2023, Waberer’s Group, një gjigant logjistik hungarez, pronari i shumicës së të cilit është Tiborc, bleu 55 për qind të aksioneve në distributorin serb MD International (MDI), dhe vlera e këtij transaksioni nuk u zbulua.

Edhe pse detajet nuk u zbuluan në atë kohë, u njoftua se kompania e Tiborc kishte mundësinë të merrte 45 përqindëshin e mbetur, pra të bëhej pronar i plotë i kompanisë përgjegjëse për shpërndarjen e markave si Vileda, Pionir dhe Henkel.

Pema më e shtrenjtë e Krishtlindjes në botë

Lidhjet e dhëndrit të Orbanit me Serbinë nuk mbarojnë këtu.

Siç tregoi dikur hulumtimi i BIRN-it dhe portalit hungarez Direkt 36, që nga viti 2016, një grup kompanish hungareze, serbe dhe sllovene kanë marrë nga shteti serb punë me vlerë më shumë se 25 milionë euro, lidhur me restaurimin e ndriçimit publik në disa qytete në të gjithë Serbinw.

Siç u zbulua atëherë, ato kompani janë të lidhura me njerëz nga rrethi më i ngushtë i Viktor Orban, Aleksandar Vuçiq dhe Ana Brnabiq.

Përkatësisht, rolin kryesor në futjen e ndriçimit LED në Hungari e ka luajtur kompania “Elios Innovativ Zrt”, e cila menaxhohej nga Tiborc dhe e cila hapi degën e saj në Serbi në vitin 2014, vetëm pak muaj pasi Orban dhe Vuçiq, kryeministri i atëhershëm i Serbisë, mbajti mbledhjen e parë të përbashkët të Qeverive.

BIRN dhe Direct 36 zbuluan lidhjet midis “Elios” dhe kompanive që operojnë në Serbi – “Elios SRB”, “ESCO Elios”, “ENEF-Energetska efficiencija” dhe kompanisë “U Light Kft”, e cila hapi një degë në Serbi, dhe në “Juzhna Baçka”, “Somborelektro”, “Resalta”, një kompani sllovene e drejtuar nga ish-punëdhënësja e Ana Brnabiq, si dhe “Keep Light”, një kompani që i shiti qytetit të Beogradit pemën më të shtrenjtë të Vitit të Ri në botë, ka hyrë në biznes me këtë rrjet kompanish.

Dhëndri i Orbanit u largua nga kompania në vitin 2015, pasi Zyra Evropiane Kundër Korrupsionit (OLAF) nisi një hetim për 35 projekte të ndriçimit të rrugëve në Hungari, gjatë të cilave gjeti “parregullsi serioze” dhe “konflikte interesi”, dhe në 17 raste “mashtrim i organizuar”.

Beogradasit e njohin kompaninë “Keep Light” për atë që është ndoshta pema më e shtrenjtë e Krishtlindjeve në botë, sepse tri ditë para përfundimit të punës së prokurimit publik, administrata e qytetit ia dha kontratën, për të cilën ata shpenzuan 83.000 euro. /Ballkani.info/

BONUS VIDEO: Kurti këmbëngul të ketë nënshkrim të marrëveshjes: Serbia shkeli tetë nga 11 nenet

​