Capital T ka bërë një vizitë të veçantë.

Capital T ka ndarë me ndjekësit disa imazhe nga vizita që i ka bërë shkollës ku ndoqi hapat e parë të mësimit.

Reperi ka postuar edhe disa imazhe të reja nga kjo vizitë që i bëri shkollës “Asim Vokshi” në Prishtinë.

“Isha vetëm një djalë i vogël me ëndrra të mëdha. Të gjitha ëndrrat e mia filluan këtu, kurrë mos ndaloni të ëndërroni dhe besoni”, ka shkruar ai pas vizitës që i bëri shkollës.

Për ndryshe, Capital T gjatë kësaj vizite ka gëzuar fansat me disa dhurata për shkollë.

loading…