Te furra Qerimi në kryeqytet do të vendosen semaforët

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se te furra Qerimi do kryeqytet, do të vendosen semaforë.

“Këto ditë në udhëkryqin e rrugëve Xheladin Rekaliu, Eqrem Çabej, Enver Maloku e Hajrullah Abdullahu (ose më thjeshtë te furra Qerimi) do të vendosen semaforët”, ka shkruar Ahmeti në facebook.

Ai ka thënë se ky kryqëzim është lokacion i shpeshtë i aksidenteve rrugore dhe pas analizave me policinë, Komuna ka vendosur për vendosjen e semaforëve.

loading…