Të fundit në lista, emrat e kandidatëve që u bënë deputetë me më së paku vota

KQZ ka shpallur dje rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtur më 6 tetor.

Sipas këtyre rezultateve, Vetëvendosje në Kuvend do të ketë 32 ulëse, LDK 29 ulëse, PDK 25 ulëse, AAK 14 ulëse, teksa Nisma-AKR-PD nuk arritën ta kalojnë pragun, shkruan lajmi.net.

E ndër emrat që do të jenë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit, ka edhe shumë personalitete që në të kaluarën s’kanë qenë të njohur në jetën politike.

Kësisoj, ata kanë marrë më pak vota, mirëpo që kanë siguruar ulëse në Kuvend.

Nga Vetëvendosje, Enver Haliti dhe Arta Bajralia janë deputetët që u bënë deputetë me më së paku vota.

Haliti në këto zgjedhje ka marrë 7 mijë e 723 vota teksa Bajralia si e fundit në listën e deputetëve ka marrë 7 mijë e 670 vota.

Në LDK, Besa Gaxherri dhe Valentina Bunjaku kanë dalë të fundit në listë me vota.

Gaxherri ka fituar 7 mijë e 82 vota, teksa Bunjaku ka marrë besimin e 7 mijë e 66 votuesve.

Në PDK, Valdete Idrizi dhe Floretë Zejnullahu janë emrat që me më së paku vota janë bërë deputet.

Idrizi si e fundit në listë ka fituar 6 mijë e 236 vota, teksa Zejnullahu ka marrë 7 mijë e 46 sosh.

Listën në AAK e përmbyllin Natyra Kuçi e PSD-së me 4 mijë e 452 vota dhe Donika Kadaj – Bujupi me 5 mijë e 295 vota.

loading…