Estrada

Të famshmit nga estrada shqiptare urojnë Muajin e Shenjtë të Ramazanit

Nga sot (e martë) ka filluar zyrtarisht Muaji i Shenjtë i Ramazanit.

Për një muaj të tërë, myslimanët e devotshëm nga anë e kënd globit do të agjërojnë deri në ditën e fundit, e cila më pas kurorëzohet me festën e Fitër Bajramit të nesërmen.

Në rrjetet sociale, njerëz të shumtë kanë shprehur urimet e tyre për këtë festë, duke iu dëshiruar njëri-tjetrin agjërim sa më të lehtë.

Një gjë të tillë e kanë bërë edhe emrat e njohur nga estrada, të cilat përmes rrjeteve sociale, iu kanë shprehur urime fansave të tyre për muajin e madhërishëm.

Disa prej tyre të cilët janë myslimanë të devotshëm, janë edhe vet agjërues gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Të tillë janë reperi Gold AG, këngëtari Labinot Tahiri, këngëtarja Rina Balaj e shumë të tjerë.

Në vazhdim ju sjellim disa prej urimeve për fillimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, nga yjet e estradës shqiptare.